Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e re, Berisha: Negociatat nisin të mërkurën me LSI, kabineti me numër të njëjtë ministrash
English

Qeveria e re, Berisha: Negociatat nisin të mërkurën me LSI, kabineti me numër të njëjtë ministrash

Tiranë, 31 gusht NOA UPDATE - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar hapjen e negociatave në datën 2 shtator duke i nisur ato së pari me aleatin e tioj kryesor në koalicionin qeverisës, Lëvizjen Socialiste për Integrim e më pas me aleatët e tjerë për të formuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.

Berisha deklaroi se bisedat për qeverinë do të bëhen më 2 shtator me LSI e deri në datën 6 ato do të kenë përfunduar duke plotësuar kështu emrat e kabinetit të ri qeverisës.

"Nesër unë nisem në Poloni në ceremoninë e 70 vjetorit të Luftës së Dytë Botërore, në datën 2 unë do jem këtu për të nisur bisedat për qeverinë, së pari me LSI. Besoj se një ditë para thirrjes së Kuvendit do të kemi gati emrat e rinj të kabinetit qeveritar", u shpreh Berisha.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri konfirmoi se një ditë para thirrjes së seancës parlamentare të Kuvendit prej presidentit Topi, kabineti i ri qeveritar do të ketë gati emrat e ministrave të rinj.

Berisha theksoi se megjithë koalicionet e reja, numri i ministrave nuk do të ndryshojë, duke ruajtur konfigurimin aktual të kabinetit që ai kryeson.

Vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në Kuvend, Berisha e komentoi si një kalkulim të keq të Ramës.

Sipas tij, koalicioni me LSI nuk do të zgjasë sic tha kreu i kësaj force edhe në 2013 por deri në 2021.

Edhe pse Berisha është deputeti më i vjetër i parlamentit dhe sipas ligjit ai duhet të hapë seancën e kuvendit, vetë kryeministri ka pohuar se nuk do ta pranojë këtë privilegj për shkak se respekton ndarjen e pushteteve, si parim themelor të demokracisë.

m.i/NOA

KOMENTE