Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rada Trajkoviç: Serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në votimet e 15 nëntorit
English

Rada Trajkoviç: Serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në votimet e 15 nëntorit

Beograd, 31 gusht, NOA - Rada Trajkoviç, nënkryetarja e Këshillit Nacional Serb, është ndër liderët e paktë serbë, në Kosovë dhe Serbi, e cila mbështet pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

Këtë fakt ajo e ka bërë publik përmes një thirrje që u ka bërë serbëve që banojnë në territorin e Kosovës, që të mos ta bojkotojnë procesin e 15 nëntorit, por të jenë pjesëmarrës të tij, duke thënë fjalën e tyre për drejtimin e vendit ku jetojnë.

"Me daljen në zgjedhje, nëse ndodh decentralizimi, ne mund t'i kthejmë komunat që i kemi humbur. Mund ta fitojmë pushtetin në Graçanicë, që bashkë me 16 fshatra serbe e paraqet një tërësi territoriale, e cila gjendet vetëm 3-4 kilometra larg Prishtinës", ka thënë Trajkoviç lidhur me një fakt të tillë. . Ajo ka thënë se për serbët është realitet i hidhur që këto zgjedhje i ka shpallur presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, por ka shtuar gjithsesi se dalja në zgjedhje është rruga më e mirë për ta. n.e/NOA

KOMENTE