English

Tre shokë bashkëpunojnë për të vjedhur dy dele, por sërish zbulohen nga policia

Kavajë, 31 gusht NOA - Përfundon në burg një 26-vjeçar ndërsa dy shokët e tij janë shpallur në kërkim nga policia pasi vodhën dy dele.

Efektivat e komisariatit të policisë së Kavajës arrestuan dje 26-vjeçarin Çelnik Fasho, lindur në fshatin Kakaç dhe banues në fshatin Pirg, Korçë. burime nga policia thanë se i riu në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur në fshatin Aganas, komuna Golem Kavajë, dy bagëti, pronë e një shtetasi, banues po në këtë fshat.

Dy bashkëpunëtorët e tij janë identifikuar nga policia, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Ata akuzohen, për veprën penale të "vjedhjes" në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE