Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Australi, ministri jep dorëheqjen pasi doli lajmi se tradhtonte gruan
English

Australi, ministri jep dorëheqjen pasi doli lajmi se tradhtonte gruan

Sidnei, 1 shtator, NOA - I përfshirë në një të ashtuquajtur "skandal seksual" me një vajzë 26-vjeçare, ministri i Shëndetësisë të Neu South Vales në Australi, John Della Bosca, ka dhënë sot papritur dorëheqjen.

Duket se ky skandal, siç përcaktohet nga medit vendase, u dha fund aspiratave të tij për t'u bërë kryeministër i ardshëm i Australisë.

Sipas lajmit të publikuar së fundmi në media, ai kishte një marrëdhënie të fshehtë prej  gjashtë muajsh me një vajzë 26-vjeçare, çka ka shkatërruar edhe martesën e 53 vjeçarit.

Në letrën e tij të dorëheqjes si ministër, Della Bosca pohon se është i zhgënjyer nga disa vendime personale që ka marrë, të cilat gjithsesi, sipas tij, nuk kanë ndikuar në lënien mënjanë prej tij të detyrimeve si përfaqësues i lartë i shtetit australian.

n.e/NOA

Â

KOMENTE