Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fillon viti i ri shkollor në të gjithë Republikën e Kosovës
English

Fillon viti i ri shkollor në të gjithë Republikën e Kosovës

Prishtinë, 1 Shtator - Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2009-2010, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Sot në bangot e shkollave ulen për herë të parë 36 mijë nxënës të vegjël.

Ndërkohë, në të gjithë territorin janë regjistruar për të vijuar mësimet 500 mijë nxënës.

Ata do të jenë nën shoqërinë e mësimdhënies nga afro 30 mijë arsimtarë në të gjithë vendin.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pohoi një ditë më parë se "kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor".

MASHT informoi se "këtë vit mësimi fillon edhe në 20 objekte të reja mësimore, ndërkohë që tashmë janë shpërndarë 320 mijë komplete librash falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën".

Zëvendësministri i Arsimit Agim Hyseni, vlerëson se "arsimimi cilësor është një nga instrumentet më efikase për kapërcimin e gjendjes së varfërisë së një shoqërie dhe mundësi e punësimit në profesione adekuate dhe përshpejtimit të procesit të zhvillimit ekonomik të vendit".

Hyseni tha se 1 shatori është ditë feste për të gjithë nxënësit e në veçanti për 36 mijë fatosa të cilët për herë të parë nisin udhëtimin shtigjeve të shkollimin.

Ai informoi edhe se është kryer procesi i pranimit të kuadrit të nevojshëm mësimdhënës për këtë vit shkollor. Tashmë janë formuar këshillat e nxënësve dhe komitetet e prindërve që do të ndikojnë në socializmin e nxënësve në ambiente shkollore dhe përmbushjen e synimeve tona për një arsim cilësorë.

Hyseni tha po ashtu se gjatë këtij viti shkollor, do të realizohen sistematikisht programe trajnuese që kanë për qëllim aftësimin dhe ofrimin e njohurive të reja me metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies e që njëkohësisht do të ndikojnë në cilësinë e mësimdhënies por edhe në statusin e mësimdhënësit.

"Me aplikimin e formulës së re të financimit të arsimit në disa komuna të Kosovës (si program pilot) po afirmojmë autonominë e shkollës që drejtori si menaxher dhe arsimtarët të marrin të drejta dhe përgjegjësi në shkallë të njësisë themelore të sistemit arsimor. Presim që drejtori të jetë një zë i arsyeshëm në paraqitjen e kërkesave dhe përfshirjen e tij në realizimin e atyre kërkesave", - tha z Hyseni dhe shtoi se MASHT ka besim te potenciali i mësimdhënësve për zhvillimin e mundësive të individit,identitetit dhe integrimit të tij në shoqëri. /a.b/e.n/NOA/

KOMENTE