Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova përsëri nuk është e qetë
English

Kosova përsëri nuk është e qetë

Nga Anna Di Lellio*

Nën "pavarësinë e mbikëqyrur" të realizuar në shkurt të vitit 2008, Kosova përsëri nuk është e qetë. Arkitektura institucionale, që e mbikëqyr Republikën e Kosovës - një përfaqësues civil ndërkombëtar, misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, dhe misioni i OKB-së, UNMIK - gjithnjë dukej e ndjeshme. Tash ajo ka filluar të ketë çarje

Për të parën herë prej marsit të vitit 2004, një pakënaqësi e thellë publike për praninë ndërkombëtare në Kosovë po del në sipërfaqe.Â

Para pesë vjetësh, trazirat e dhunshme e ridrejtuan frustrimin e përshkallëzuar të shqiptarëve me protektoratin e Kombeve të Bashkuara kundër pakicës serbe. Atëherë, sikur edhe tash, zyrtarët nuk i kuptuan shenjat e para të tensioneve. Gjatë javës së fundit, Lëvizja Vetëvendosje i dëmtoi disa makina të EULEX-it. Shkaku për aksion ishte "protokolli për bashkëpunim policor" ndërmjet Serbisë e EULEX-it. Por, zyrtarët qeveritarë të Kosovës nuk e mbështetën atë, që ata besojnë se është shkelje e sovranitetit. Këtë nuk e ndihmoi edhe deklarata e ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, në një intervistë se protokolli tregon se Kosova është Serbi. Është shumë shqetësuese, që një lëvizje si Vetëvendosja, që ishte e përkushtuar për taktika paqësore të protestave, tash e ka përqafuar dhunën. Më shqetësuese është se shumë shqiptarë, që i kishin dënuar aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje, e ndajnë të njejtën pakënaqësi të thellë për praninë ndërkombëtare në Kosovë. Ata e shohin atë si arbitrare dhe jodemokratike. Ata e kanë poentën e tyre. Në Prishtinë, aktivistët e Vetëvendosjes, përgjegjës për vandalizëm, janë arrestuar menjëherë dhe me një paraqitje të pazakonshme të brutalitetit policor. Saktësisht në të njëjtën kohë, në lagjen veriore, Kroi i Vitakut, Policia e EULEX-it nuk ka bërë arrestime ndër turmën e serbëve të tubuar, që sulmuan ndërtuesit e shtëpive të shqiptarëve, të shkatërruara në vititn 1999. Por, jo vetëm kaq. Policia e bllokoi këtë hapësirë dhe e ndali rindërtimin. Kjo sjellje është e papranueshme sipas të gjitha standardeve. Edhe nëse EULEX-i mbetet status-neutral, ai ende duhet ta mbrojë të drejtën e refugjatëve për t'u kthyer në shtëpi, siç qëndron në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por, këtë nuk e bën për shqiptarët në veri të Kosovës, për shkak të mungesës së kontrollit në këtë rajon. Përfaqësuesi ndërkombëtar civil dhe UNMIK-u kanë autoritet vetëm ndaj pjesës jugore të Kosovës.

KOMENTE