Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjekësia-ligjore: Biznesmeni është torturuar dhe më pas i është vënë zjarri
English

Mjekësia-ligjore: Biznesmeni është torturuar dhe më pas i është vënë zjarri

Tiranë, 1 shtator NOA - Për më shumë se 12 orë, trupi i pa jetë i biznesmenit Genci Abazaj i cili u gjet mbrëmë i masakruar, iu nënshtrua ekspertizës së mjekësisë-ligjore, në Tiranë.

Familjarët e 39-vjeçarit të cilët ndodheshin pas dyerve të morgut në Tiranë që mbrëmë,

kanë mundur të tërheqin trupin e të familjarit të tyre pak minuta më parë për ta transportuar drejt banesës së tyre në Vlorë.

Dëmtimet e shumta që kishte pësuar biznesmeni pasi i ishte vënë edhe flaka, vështirësuan identifikimin e tij, të paktën për policinë ishte e pamundur, kufomës iu vendos emri pasi familjarët e Abazajt njohën sendet personale të familjarit të tyre që ishin të njëjta me ato që gjendeshin te kufoma.

Burime nga mjekësia ligjore, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se biznesmeni është torturuar më parë nga autorët dhe goditjet e shumta ai ka gjetur vdekjen e më pas trupit të tij i është vënë zjarri.

Ekspertët e mjekësisë ligjore nuk dhanë detaje se cilat goditje i kanë sjellë vdekjen biznesmenit ndërsa nuk kanë bërë të ditur nëse ai është qëlluar me armë, por thanë se janë konstatuar shenja dhune në çdo pjesë të trupit të shkaktuara hnga sende të forta.

k.k/NOA

KOMENTE