Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kosovës firmos marrëveshje me Agjencinë kosovare të Inteligjencës
English

Policia e Kosovës firmos marrëveshje me Agjencinë kosovare të Inteligjencës

Prishtinë, 1 shtator, NOA - Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, e cila nënkupton interesimin e tyre për bashkëpunim me të thelluar në fushën e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në vend.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar mes drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti dhe atij të AKI-së, Bashkim Smakaj

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ka për qëllim edhe ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nga Policia e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të saja njerëzore.

"Policia e Kosovës do të mbështesë Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në të gjitha fushat edhe në fushën e shkëmbimit të kuadrove për të mbështetur dhe përkrahur AKI-në, po ashtu edhe në shkëmbimin e informatave gjithashtu AKI-ja do të ketë mundësinë e qasjes edhe në bazën e të dhënave të PK-së", - theksoi ndër të tjera Drejtori i Përgjithshëm i PK, Sheremet Ahmeti.

Edhe drejtori i AKI, Bashkim Smakaj ka pohuar se kjo marrëveshje është një hap shumë i rëndësishëm e njëkohësisht edhe një kërkesë ligjore.

n.e/NOA

KOMENTE