English

Shkup, një hajdut vjedh stoli ari në një banesë

Shkup, 1 shtator NOA -Në një banesë në Shkup të Maqedonisë, hajdutët vjedhin rreth 5000 euro stoli ari.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në banesën e N.R, në bulevardin Aradhat partizane në Shkup, kur një person ende i paidentifikuar ka mundur të hyjë në ambientet e brendshme të apartamentit ku nuk ndodhej asnjë familjar për të marrë prej andej një sasi të konsiderueshme stolish.

Menjëherë pasi kanë konstatuar bastisjen e banesës, banorët e shtëpisë lajmëruan policinë e cila nisi hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin.

Policia vendase bëri të ditur se hajduti ka vjedhur vetëm stoli të cilat kapnin vlerën e 5 mijë eurove.

k.k/NOA

KOMENTE