Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skema të reja mashtruese me Lotarinë amerikane
English

Skema të reja mashtruese me Lotarinë amerikane

Për agjencinë NOA, nga Nju Jork - Hamdi Dega Nju Jork 1 Shtator NOA - Vëllezër e motra shqiptare! Përditë po dalin ne skene piramida te reja mashtruese.

Ato ju njoftojnë me internet, me letër ose me telefon se keni fituar Loto-Vizen 2009 për Grin Kard (Green Card) ne SHBA, se keni fituar miliona dollarë ose euro pa pas luajtur asnjë cent, se është gjetur nje thesar ku ju mund te bëheni pjese pa pasur asnjë lidhje me te....

Letra kane ne krye stema te falsifikuara shtetërore te SHBA-se. Letrat apo kërkesat qe u dërgohen me E-mail, me poste apo ne çfarëdolloj rruge janë krejt te rreme dhe japin adresa dhe informacion mashtrues ne Bangkok, Hjuston Teksas Uashington DC.... Madrid, Nigeri, Kanada, anekënd botës.... I vetmi qellim i tyre eshte tu zhvatin parate per shërbime, Grin Karden. Keta mashtrues e kriminele nuk harrojne as tu ofrojne edhe "bileta falas udhëtimi me aeroplan per ne Amerike".... Hajde bamiresi mafioze hajde!

Ato jo vetëm zhvarin paratë tuaja, por edhe u marrin informacion personal me shume vlere qe e shfrytezojne per mashtrime te tjera si lotari milioneshe, vende pune ne Perendim... etj. etj. Sudja, Alimuca, Gjalica, Populli..... jane vetem sardele krahasuar me keto piramida mashtruese.

Nder piramidat me te degjuara mashturese per Grin Karda ose imigrim ne Amerike vitet e fundit jane USAFIS e nje fare Dan Gold ( shih si e zgjedhe edhe emrin Gold- Ar- Flori !???), USAGC e nje fare C. Cornell, USAGC- Bangkok.

Keto skema te reja mashtruese u kerkojne shuma prej 49 dollare amerikane e deri ne 1150 dollare amerikane per person ose 1,420 dollare per familje per ti derguar ne banka qe shtrihen nga Bangkoku ne Tajlande, Hjustoni apo Uashingtoni ne SHBA e deri ne Madrid ose ne Kanada.... Vetem javen e fundit kam marre mbi 100 telefonata nga shqiptare te Prishtines, Dibres- Maqedoni, Tiranes, Ulqinit, Nju Jorkut, Detroitit, Bostonit dhe Fort Worthit qe me njoftonin per kete "fatmiresi per te aferm te tyre" qe gjoja kishin fituar lotarira te tilla imigracioni.

Aq te etura per fitime me mashtrim jane keto piramida kriminale sa bejne edhe gafa idioteske ne reklamat e tyre qe per fat te keq gjejne vend ne fae gazetash shqiptare si "Koha Jone"..... , ne rrjete televizive e mjete informacioni masiv duke u bere bashkeautore te tyre ne krim vetem per parate e pista te tyre per reklama.

Megjithese Loto- Viza 2009 eshte mbyllur qysh ne Qershor te vitit 2008, mashtrues te tille akoma flasin dhe kane ne tituj te tyre Loto-Vizen 2009..... Aplikimi dhe njoftimi i fituesve te saj eshte mbyllur para me shume se nje viti!

Tashme fituesit reale te saj ka kohe qe kane ardhe ne SHBA . Megjithate ne reklamat kriminale te ketyre piramidave flitet per Loto- Vizen 2009. E verteta eshte se sivjet luhet Loto- Viza 2011. Mashtrusit akome flasin e shkrujane per Loto- Vizen 2009?!

Nuk ka vetem idiotizem ne keto rekllama te ndyra. Ka edhe shume djallezi per te bere viktimat e tyre te besojne se ardhja e tyre ne SHBA eshte e shpejte, eshte brenda ketij viti.

Skema te ngjashme mashtruese me emrin piramida u kushtuan shqiptareve gati 2 miliardë dollare ne 97-en....mijëra viktima, rrënime e shkatërrime pa fund.... Vetëm tre vjetet e fundit shqiptaret ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Malin e Zi dhe diaspore kane humbur mbi 65 milione dollare nga mashtrime te ngjashme.Â

 Nje cift pleqsh ne Nju Jork humbi rreth 5 000 dollare kursime nga keta mashtrues.... Nje shqiptar nga Rahoveci humbi 45 000 Euro ne janar 2008 nga mashtrimet e nje prej ketyre skemave.

"B.D. nga Rahoveci është humbësi i 45 mijë eurove. Pagesën prej 45 mijë eurove ky person e kishte bërë në adresë të disa personave, që përmes internetit i kishin thënë se ka fituar 500 mijë funta në një lotari britanike. Më vonë, ai kishte kuptuar se ishte mashtruar.( Marre nga gazeta " Express" e Kosoves me date 3 janar 2008..)

Nje nga telefonuesit e djeshem nga Fort Worthi me thirri per te me pyetur se a ishte me mire ti dergonte parate me Western Union apo te jepte numrin e llogarise bankare per familjen e vet dhe te vellait ne Kosove... 1. 420 + 1 420 = 2 840 dollare... Â Te vetmet institucione ligjore per Loto- Vizen amerikane eshte Departamenti i Shtetit nepermjet Qendres Kombetare te Vizave, National Visa Center, dhe Sherbimi i Imigracionit dhe Shtetesise Amerikane- USCIS, pra insitucionet zyrtare te administrates amerikane. Cdo oferte tjeter, cdo kerkesa per pagesa dhe sherbime te tjera lidhur me keto ceshtje, jashte ketyre institucioneve jane skema mashtruese, piramida te mirefillta per te zhvatur parate, djersen e mundin tuaj. Ndaj ruhuni, hapni syte, mos bini viktima te mashtrimeve te tyre. Â Kujdes vëllezër e motra shqiptare kudo qe jeni ! Ruhuni dhe mos bini viktima te te ketyre skemave e piramidave mashtruese dhe te asnje lloj oferte joshëse apo lotarie qofte per para, qofte per Grin Karda apo qellime imigracioni. Mos bini viktima te cilitdo qe u kerkon para me internet, me poste, me telefon ose çfarëdolloj rruge tjeter! Ruani jo vetëm parate, por edhe informacionin tuaj personal nga mashtrues dhe piramida kriminale si ato qe permenda me siper e shume te tjera. Nese keni rene tashme viktima te tyre, ndryshoni llogarite bankare, kredit kardat duke i mbyllur te vjetrat.... Jemi bashkatdhetarë te Nenës se perbotshme Tereza.... Ndaj mos harroni se ajo ka vdekur.... Ruani djersen e mundin tuaj! Hapni sytë vëllezër e motra shqiptare!

Â

KOMENTE