English

Arrestohet një 30-vjeçar, mbante armë luftarake pa leje

Laç, 2 shtator NOA - Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për mbajtje pa leje të armëve luftarake është arrestuar sot nga policia.

Burime nga policia thanë se u ndalua sot Fran Deda, 30-vjeç, banues në fshatin Fradec, Komuna Kastrat, rrethi Malësi e Madhe.

Sipas policisë ndalimi i tij u krye për arsye, se Deda ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Laç, për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".

Arrestimi i tij u bë i mundur nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, në fshatin Bajzë të Komunës Kastrat.

k.k/NOA

KOMENTE