Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen në flagrancë dy fqinjë në një fshat, kultivonin kanabis
English

Kapen në flagrancë dy fqinjë në një fshat, kultivonin kanabis

Krujë, 2 shtator, NOA Update- Po në kuadrin e operacionit të koduar "Kopshti i shkretë", policia e Krujës ka mundësuar kapjen e Shpëtim Muratit, 38-vjeç, banues në fshatin Nojë të Krujës, pasi në afërsi të banesës së tij u gjet një parcelë toke me 91 rrënjë të mbjella kanabis sativa.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, edhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi u gjetën dhe u asgjësuan 58 rrënjë kanabis sativa.

Nga ana tjetër, policia ka filluar edhe procedimin penal në mungese ndaj 37-vjeçares Vojsava Murati, banuese po në këtë fshat, së cilës në një distance prej 50 metra në një kasolle nga shtëpia e të ndaluarit Murati, iu gjetën dhe iu asgjësuan 98 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për hetime të mëtejshme mbi këta dy persona për veprat penale të "Kultivimit të bimëve narkotike" si dhe "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 284 e 283 / 1 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE