English

Kapet në flagrancë 40-vjeçari, kishte vjedhur biçikletën e një personi tjetër

Korçë, 2 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundësuar kapjen në flagrancë të 40-vjeçarit Landi Gurra, banues në këtë qytet, i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person pak ditë më parë ka vjedhur një biçikletë, e cila gjendet në pronësi të Astrit Goras, banues në Korçë. Materialet do t'i kalojnë prokurorisë me akuzën për veprën penale të "Vjedhjes".

n.e/NOA

KOMENTE