Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri në mbledhjen e fundit të qeverisë: 4 vitet e reformave të mëdha
English

Kryeministri në mbledhjen e fundit të qeverisë: 4 vitet e reformave të mëdha

Tiranë, 2 shtator, NOA - Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot mbledhjen e tij të fundit me kabinetin qeveritar, i cili ka drejtuar vendin gjatë mandatit në periudhën e viteve 2005-2009.

Sipas të dhënave pranë Këshillit të Ministrave për agjencinë NOA, kreu i qeverisë e ka shfrytëzuar këtë takim të fundit me ministrat e kabinetit të tij për të vënë në dukje arritjet dhe punën e përbashkët që kanë arritur të realizojnë gjatë këtyre 4 viteve së bashku.

Duke analizuar reformat e ndërmarra prej secilës ministri, Berisha ka thënë se Shqipëria ka arritur tashmë që të jetë një kampione e realizimit të tyre.

"Arritja më e madhe që ne kemi realizuar është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO", mësohet të ketë deklaruar kryeministri gjatë mbledhjes së qeverisë para ministrave të tij.

Sikundër ka shtuar më pas, se arritje tjetër e qeverisë së tij në këta katër vjet, që vlen për t'u mbajtur mend është ajo e realizimit të rritjes më të madhe të nivelit të pagave dhe pensioneve.

"Këto ishin katër vitet e reformave të mëdha", e ka përmbyllur fjalën Berisha, duke vlerësuar në këtë mënyrë punën e kabinetit në mbledhjen e tij të fundit.

n.e/NOA

KOMENTE