Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Manovroi gabim kamionin, 16-vjeçari pa patentë godet për vdekje motrën
English

Manovroi gabim kamionin, 16-vjeçari pa patentë godet për vdekje motrën

Sukth, 2 shtator, NOA - Duke kryer manovrën e gabuar me mjetin e tij kamionçinë, me targë TR 7161 C, një 16-vjeçar ka shkaktuar vdekjen e motrës së tij 6-vjeçare pas përplasjes.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sukth të Durrësit dhe autor i saj është personi me inicialet A.P, i cili drejtonte automjetin pa patur lejen e drejtimit të tij.

Grupi hetimor kreu veprimet proceduriale në vendngjarje dhe u vendos që A.P për arsye të moshës të ndiqet në gjendje të lirë duke e lënë nën kujdesin e babait të tij, Kol Pepkola.

Ndërsa materialet në ngarkim të A.P do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejsheme ligjore për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 dhe "Drejtimi i mjetit pa dëshmi aftësie" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE