English

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë përuron Programin "Intership Biznesi"

Prishtinë, 2 Shtator NOA - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, mori pjesë në programin "Intership Biznesi", të organizuar nga Agjencia për Përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në MTI.

Në këtë program, përfitues janë 200 studentë kosovarë të Universitetit të Prishtinës dhe të kolegjeve private.

Me rastin e përurimit të këtij programi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, tha se përfitimet nga ky program janë shumë dimensionale.

"Bizneset përfitojnë përmes kontributit të një studenti, pa kosto, të një universiteti apo kolegji të lartë, qasje në metodologjitë shkencore të vëzhgimeve dhe kërkimeve, ekspozim ndaj teorive bashkëkohore të menaxhimit, produktivitetit dhe kualitetit, si dhe mundësi për të marrë përvoja arsimore", - tha Zharku.

Nga ana tjetër edhe përfitimet e studentëve janë të shumta. Ata kultivojnë përvojë pune, mundësi për të shfaqur njohuri dhe për të ndërtuar marrëdhëniet me biznesin vendas, mundësi të punësimit, leverdi nga të kuptuarit e mjedisit të biznesit, lidhjen midis teorisë dhe praktikës si dhe të zhvillojë më tej aftësitë e tyre duke i aplikuar ato në një vend pune si aftësitë kritike dhe analitike, hulumtime dhe informacion, aftësi logjike të komunikimit verbal dhe me shkrim, aftësi për të punuar në një mjedis ekipor, etj.", - theksoi ministri Zharku.

Projekti "Intership biznesi" mundëson që studentët t'u qasen në mënyrë sa më praktike studimeve dhe të aftësohen për t'u integruar në procesin e punës.

Programi zgjat një muaj, ndërkaq mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së punës do ta bëjë Institutin "IEME", i cili është kontraktuar nga MTI-ja.

Fillimisht, programi ka nisur me 50 studentë, këtë vit me 200, ndërsa synohet që në të ardhmen të zgjerohet edhe më shumë.Â

/a.b/e.l/NOA/

KOMENTE