English

Operacioni "Kopshti sekret", asgjësohen 141 rrënjë bime kanabis

Krujë, 2 shtator, NOA - Përmes operacionit të koduar "Kopshti i shkretë" u bë e mundur që policia të identifikojë në një terren të pyllëzuar në fshatin Shkretë të Krujës një parcelë toke me një sasi prej 141 rrënjë bime narkotike kanabis sativa të mbjella brenda saj.

Lajmi u bë i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të Krujës, sipas të cilave ky operacion është zhvilluar në zbatim të planit të masave të hartuar për "Parandalimin, zbulimin, asgjësimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre veprave penale".

Materialet përkatëse do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për hetime të mëtejshme për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE