English

Qeveria e Kosovës publikon sot firmat që do ndërtojnë vazhdimin e Durrës-Kukës

Prishtinë, 2 Shtator NOA - Qeveria në Kosovë ka vendosur të nisë ndërtimin e rrugës që vijon atë të ndërtuar nga qeveria shqiptare që bashkon dy kombet.

Pas afrimit të përfundimit të plotë të aksit Durrës-Kukës, pritet të ndërtohet edhe autostrada Morinë-Merdar.

Për këtë, sot paradite, duke filluar nga ora 10.00, do të mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për Autostradën Merdar-Vërmicë. korrespondenti i agjencisë NOA informon se Komiteti Ndërministror pas takimit të tij, do të bëjë publike, listën e kompanive për projektin e autostradës Morinë-Merdar

"Pas këtij takimi në ndërtesën e Qeverisë, do të bëhet publikimi i listës së shkurtër të kompanive të përzgjedhura që kanë konkurruar, në "Shprehja e interesit për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdar", - citohet zëdhënësi i Komitetit Ndërministror.

Ndërkohë, autostrada Durrës-Kukës, është në muajt e fundit të punës. Tuneli Rrëshen-Kalimash është hapur por në tërë aksin ende nuk është e mundur të përdoren të dy kahet e lëvizjes së automjeteve.

Kjo rrugë është investimi më i madh i 20 viteve të fundit në Shqipëri dhe kostoja i kalon të 12 miliardë eurot.

/a.b/e.l/NOA/

KOMENTE