Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama, letër Topit: S'mund të lejojmë të lindë një qeveri nga bashkëpunimi i shtetit me krimin
English

Rama, letër Topit: S'mund të lejojmë të lindë një qeveri nga bashkëpunimi i shtetit me krimin

Tiranë, 2 shtator NOA - Deklaratat publike të dhëna njëra pas tjetrës ku kreu i socialistëve Edi Rama, akuzonte Berishën se kishte liruar nga burgu kriminelë që ta mbështesnin gjatë fushatës elektorale, duket se nuk kanë mjaftuar për kryetarin e opozitës i cili ka kërkuar ndërhyrjen e presidentit Bamir Topi.

Rama i ka dërguar sot presidentit të vendit Bamir Topi, një letër zyrtare me anë të së cilës i ka bërë të njohur atij se disponon informacione se gjatë fushatës elektorale janë liruar kriminelë të rrezikshëm për shoqërinë nga burgu dhe kjo me autorizim të pushtetarëve.

"Autoritetet e larta shtetërore kanë mundësuar në periudhën e fushatës elektorale nxjerrjen prej burgjeve të personave shoqërisht të rrezikshëm jashtë të gjitha kushteve të parashtruara me ligj për dhënien e "lejeve të përkohshme".

Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku parlamenti dhe qeveria lindin nga shkelja e standardeve demokratike deri në bashkëpunim mes autoriteteve të shtetit dhe "autoriteteve" të krimit, ashtu si kundër nuk mund të lejojmë që ky problem kaq i rëndë jo thjesht për zgjedhjet por për sigurinë e shtetin e së drejtës në Shqipëri, të mbetet pa u trajtuar deri në fund në të gjitha rrugët e mundshme ligjore e institucionale" thuhej në letrën që Rama i ka dërguar presidentit Topi.

Më poshtë do të lexoni letrën e plotë që kryetari i Partisë Socialiste i ka dërguar

Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.

Shkëlqesisë së tij zotit Bamir Topi

President i republikës së Shqipërisë

I nderuar zoti President,

Më lejoni të ndaj me ju shqetësimin serioz që zgjedhjet e 28 qershorit jo vetëm që nuk plotësuan aspiratën dhe nevojën e Shqipërisë për përmbushjen e standardeve evropiane të lirisë e të ndershmërisë së tyre por nxorën ndër të tjera në pah edhe një problem mprehtësish kërcënues për demokracinë dhe shtetin ligjor.

Ky problem ka lindur prej shkeljes flagrante të ligjit nga autoritete të larta shtetërore që kanë mundësuar në periudhën e fushatës elektorale nxjerrjen prej burgjeve të personave shoqërisht të rrezikshëm jashtë të gjitha kushteve të parashtruara me ligj për dhënien e "lejeve të përkohshme".

Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku parlamenti dhe qeveria lindin nga shkelja e standardeve demokratike deri në bashkëpunim mes autoriteteve të shtetit dhe "autoriteteve" të krimit, ashtu si kundër nuk mund të lejojmë që ky problem kaq i rëndë jo thjesht për zgjedhjet por për sigurinë e shtetin e së drejtës në Shqipëri, të mbetet pa u trajtuar deri në fund në të gjitha rrugët e mundshme ligjore e institucionale.

Duke kërkuar prej jush në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

që të konsideroni me autoritetin e instancës suaj materialin bashkangjitur, të siguruar prej nesh në rrugë konfidenciale lidhur me sa parashtrova.

Ju uroj punë të mbarë.

Sinqerisht

Edi Rama.

KOMENTE