Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rohan: EULEX asnjë protokoll me Serbinë pa pëlqimin e Prishtinës
English

Rohan: EULEX asnjë protokoll me Serbinë pa pëlqimin e Prishtinës

Prishtinë, 2 shtator NOA-Një nga hartuesit kryesorë të dokumenteve që përbëjnë bazën e sovranitetit të Kosovës së pavarur, Albert Rohan, i tha BBC-së se misioni evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me vendet e rajonit pa pëlqimin e qeverisë në Prishtinë.

Sipas tij, ky mision nuk mund të marrë përsipër asnjë pjesë të sovranitetit të qeverisë së Kosovës.

Rohan tha se qeveria e Kosovës duhet të përfshihet në hartimin e të gjitha marrëdhënieve dhe duhet të pajtohet plotësisht rreth substancës së bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Ai tha se EULEX-i mund ta detyrojë qeverinë e Kosovës të nënshkruajë asgjë, por duhet të bëjë përpjekje që ta bindë atë për dobinë e këtyre marrëveshjeve dhe së bashku të gjejnë mënyrën se si t'i zbatojë ato.

Protokolli i bashkëpunimit mes EULEX-it dhe Serbisë ka ngjallur reagimet e Prishtinës zyrtare, ndërkohë që BE-ja i ka dhënë një mbështetje të plotë misionit të saj dhe ka shfaqur bindjen se do të arrijë pajtueshmëri për nënshkrimin e tij.

Ish-zëvendësi i presidentit Martti Ahtisaari, në bisedimet për statusin e Kosovës, tha se do të ishte gabim serioz nëse Kosova dhe Shqipëria në këtë rrafsh do të përjashtoheshin nga procesi i liberalizimit të vizave, meqë kjo, sipas tij, do të ishte në kundërshtim me përpjekjet e BE-së. (BBC)

KOMENTE