English

Autostrada e re, qeveria e Kosovës ia beson partneritetit publiko-privat

Prishtinë, 3 shtator NOA-Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar rekomandimet e grupit ndërministror për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.

Ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka njohur kabinetin qeveritar me takimin e fundit të Komitetit Ndërministror për Ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë, në të cilën janë aprovuar rekomandimet për fillimin e ndërtimit të kësaj autostrade.Â

Rekomandimet e këtij komiteti janë përmbledhur në përcaktimin që financimi i ndërtimit të autostradës të bëhet në bazë të partneritetit publiko-privat.

"Duke u mbështetur në kapacitetet tona dhe në mbështetje edhe të faktorëve kyç ndërkombëtarë do ta realizojmë këtë projekt që ka qenë ëndërr e brezave të vendit tonë. Nga sot do të fillojmë të numërojmë ditët për fillimin e punës në autostradë dhe në realizimin e këtij projekti madhor për vendin tonë", tha kryeministri Thaçi.

m.i/NOA

KOMENTE