Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojkoti i Kuvendit nga PS, Malaj kundër: Ka efekte negative për të ardhmen
English

Bojkoti i Kuvendit nga PS, Malaj kundër: Ka efekte negative për të ardhmen

Tiranë, 3 shtator NOA-Arben Malaj, një nga zërat tashmë i deklaruar kundër kryetarit në detyrë të PS, Edi Rama, shprehet kundër vendimit që mori kongresi i Jashtëzakonshëm për të bojkotuar punimet e kuvendit të ri të Shqipërisë, kjo pasi kjo forcë e majtë politike nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, shpjegon qartë arsyet pse deputetët socialistë s'duhet të ndjekin fjalët e Ramës dhe pasojat që mund t'i sjellë PS ky vendim drastik i Ramës.

Ndiqni më poshte deklaratën e plotë:

Duke patur parasysh deklarimet e fundit nga selia e Partise Socialiste, duke konstatuar perpjekje dhe aleanca te sforcuara per te justifikuar bojkotimin e pritshem te Kuvendit, duke mbajtur parasysh qendrimet me te fundit zyrtare te BE-se ne lidhje me zgjedhjet, shprehem publikisht kunder veprimeve bojkotuese te Partise Socialiste.

Ne Partine Socialiste ka qendrim unik per vleresimin se zgjedhjet 2009 kishin shume shkelje dhe mangesi, ne Partine Socialiste nuk ka mungese uniteti lidhur me domosdoshmerine e hetimin parlamentare per shkeljet ne zgjedhjet e Qershorit 2009.

Per ne socialistet, zgjedhjet 2009 jane nje mundesi e humbur per te arritur standarde europiane.

Por, ne Partine Socialiste pas mbetjes ne opozite ne menyre te perseritur, ka mendime ndryshe per veprimet politike qe duhen ndermarre pas zgjedhjeve 2009.

Partia Socialiste eshte forca me e madhe opozitare ne vend dhe ne misionin e saj parlamentar duhet te synoje dy objektiva te medha politike ;

Te evidentoje, te denoncoje dhe te veproje ne rruge institucionale per te ndalur keq-qeverisjen e vendit. Partia Socialiste mund ta arrije kete objektiv nepermjet; pjesmarrjes aktive ne debatin parlamentar,nepermjet forcimit te kontrollit parlamentar mbi institucionet kushtetuese dhe nepermjet sensibilizimit dhe solidaritet ne rritje me opinionin publik shqiptare.

Partia Socialiste ne misionin e saj edhe ne opozite duhet te jete aktive dhe efektive per te nxitur reformat qe e pershpejtojne procesin dhe rrisin cilesine e integrimit te vendit.

Partia Socialiste duhet te rrise efikasitetin parlamentare ndaj qeverise qe shqiptaret sa me pare te mund te levizin lirisht, sic e fituan kete te drejte serbet, maqedonasit dhe malazezet.

Partia Socialiste duhet te rrisi efikasitetin e saj politik dhe parlamentar per te pershpejtuar integrimin e vendit, qe Shqiperia te behet sa me pare vend kandidat i BE-se duke perfituar me shume dhe ne menyre me te drejtperdrejte nga politikat dhe fondet e BE-se.

Partia Socialiste per te gjitha sfidat integruese te vendit, duhet te jete nje partner i besueshem dhe i dobishem me te gjitha institucionet nderkombetare.

Ne mund te kushtezojme mbeshtetjen tona per reforma te rendesishme me objektiva te qarta politike, por jo me mospjesmarrje ne institucionet kushtetuese te vendit.

Perballja me qeverine ne kuvend eshte shume me efikase se bojkotimi i parlamentit,

Bojkotimi parlamentit nga grupi parlamentar- i PS, ka efekte negative ne te sotme dhe ne ardhmen politike te Partise Socialiste.

Ne nuk mund te jemi deputete pa bere betimin kushtetues.

Pa qene deputet ne parlament ne nuk mund ta perdorim autoritetin e parlamentit per te vertetuar shkeljet e zgjedhjeve dhe per tu perballur me keq qeverisjen dhe deshtimet e qeverise ne krijim.

Cdo qendrim emocional dhe i imponuar qe mund ta shnderoj PS nga nje force moderne dhe brenda institucioneve te vendit, ne nje parti radikale , demton rende investimin e perhershem te socialisteve per te modernizuar vendin e tyre.

Qendrimet bojkotuese mund te cenojne vleresimin dhe mbeshtetjen publike, demtojne kohezionin dhe bashkpunimin ne forumet e Partise Socialiste, kufizojne efikasitetin e Grupit parlamentar, dobesojne mbeshtetjen dhe partneritetin nderkombetare, duke veshtiresuar fitoret tona ne ballafaqimet e ardhshme vendore dhe parlamentare.

Duke patur parasysh deklarimet e fundit nga selia e Partise Socialiste, duke konstatuar perpjekje dhe aleanca te sforcuara per te justifikuar bojkotimin e pritshem te Kuvendit, duke mbajtur parasysh qendrimet me te fundit zyrtare te BE-se ne lidhje me zgjedhjet, shprehem publikisht kunder veprimeve bojkotuese te Partise socialiste.

KOMENTE