Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Disa autokolonave ushtarake italiane, lejohen të hyjnë në territorin shqiptar
English

Disa autokolonave ushtarake italiane, lejohen të hyjnë në territorin shqiptar

Tiranë, 3 Shtator, NOA - Qeveria shqiptare ka vendosur lejimin e disa autokolonave ushtarake italiane ditën e sotme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë në një kalim tranzit, në itinerarin Qafë Thanë - Porti i Durrësit.

Pesë autokolonat do të hyjnë në tokën shqiptare sot më 3 shtator. Ato janë të përbëra nga 92 automjete, 36 trailer dhe 208 trupa.

Ndërkohë, qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të fundit edhe lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë Thanë, në datën 6 shtator 2009, të gjashtë autokolonave ushtarake italiane, të përbëra, si më poshtë:

-Â Autokolona e parë, nga 20 automjete dhe 41 trupa; -Â Autokolona e dytë, nga 20 automjete dhe 40 trupa; -Â Autokolona e tretë, nga 18 automjete, një trailer dhe 41 trupa; -Â Autokolona e katërt, nga 13 automjete, një trailer dhe 30 trupa; -Â Autokolona e pestë, nga 19 automjete, 15 trailera dhe 31 trupa; -Â Autokolona e gjashtë, nga 20 automjete, 3 trailera dhe 43 trupa.

Po ashtu është vendosur lejimi i kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë Thanë - Porti i Durrësit, në datën 14 shtator 2009, edhe të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga dy automjete dhe 4 trupa.

Sipas vendimit të qeverisë që erdhi me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datat 3 dhe 14 shtator 2009, është pika e kalimit të kufirit Qafë Thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

Kurse pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datën 6 shtator 2009, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë Thanë.

Vendimi përcakton se autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ndaj ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

e.l/NOA

KOMENTE