Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Europa, ndal llambave inkandeshente për të mos ndotur planetin
English

Europa, ndal llambave inkandeshente për të mos ndotur planetin

Tiranë, 3 Shtator NOA - E gjithë bota po i kthen sytë nga energjia alternative si një mundësi për të kontribuar në mos ndotjen e planetit.

Dhe tashme është koha që edhe Europa të fikë llambat tradicionale që nuk janë ndryshuar që kur Tomas Edison i prodhoi ato në vitin 1879.

Këto llamba kanë treguar se janë eficente por limiti i tyre 50-vjeçar është tejkaluar.

Bashkimi Europian urdhëroi këto ditë ndalimin prodhimin dhe importit të llambave inkandeshente për t'u çelur rrugën atyre të rejave që ruajnë edhe energjinë.

Bëhet fjalë për llamba fluoreshente ose me halogjen, të cilat zgjasin për shumë kohë dhe nuk shpenzojnë shumë energji.

Shitja e llambave 100 vatëshe do të ndalohet, megjithatë në dyqane do të lejohet shitja e mallit të mbetur stok.

Konsumatorët do të munden të kursejnë 50 euro në vit duke ndërruar llambat tradicionale.

Efektet pozitive mund të ndihen në një vit për kontinentin ndërsa përllogaritet që një iniciativë e tillë do të çojë në reduktimin e dioksidit të karbonit në afro 32 milionë ton në vit. Kursimi i energjisë do të jetë nga 25-75 për qind.

Por analistët evidentojnë shqetësimin se, duke qenë se llambat tradicionale prodhohen në vendet aziatike, të cilat nuk e zbatojnë ligjet evropiane, krijohet mundësia e një tregu të zi të llambave.

Lexoni më shumë mbi këtë argument: Përfito më shumë duke shpenzuar më pak, është shumë e mirë për të qenë e vërtetë?

Përfito më shumë duke shpenzuar më pak, është shumë e mirë për të qenë e vërtetë?

Jo aspak, eficienca e energjisë të bën të përfitosh më shumë me të njëjtën ose me më pak punë.

Për të qenë më të saktë, eficiencë energjie do të thotë reduktim i energjisë elektrike dhe i formave të tjera të konsumit të energjisë nëpërmjet ruajtjes ose përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës, cilësisë së shërbimit ose procesit të prodhimit.

Lajmi i mirë është se ne mund të jemi të gjithë më eficient në energji dhe kështu, të përfitojmë më shumë duke bërë më pak.

Ne mund të bëhemi më shumë eficientë në energji nëpërmjet ndryshimit të sjelljes tonë ose nëpërmjet investimit në parametra teknikë dhe pajisje të eficiencës së energjisë të cilat konsumojnë më pak energji.

Përfitimet konkrete të eficiencës së energjisë janë të trefishta. Së pari, eficenca e energjisë mund të na bëjë të harxhojmë më pak energji elektrike si edhe energji të tjera, për të cilat ne na duhet të paguajmë.

Nëse e zëvendësoni llambën tuaj me një llambë eficiente në energji, për shembull me llambë fluoreshente, ju mund të kurseni deri në pothuajse 5 000 lekë nga jetëgjatësia e llambës së re.

Prandaj me çmimet e energjisë elektrike gjithnjë në rritje eficienca e energjisë është një zgjidhje e zgjuar për të mbajtur në nivele sa më të ulëta faturën tuaj të energjisë.

Së dyti, eficienca e energjisë kontribuon në një rritje të komoditetit apo kushteve tuaja të jetesës. Një shtëpi me izolim më të mirë ju mban freskët në verë dhe ngrohtë në dimër.

Së fundmi, me më shumë eficiencë energjie ne (indirekt) mbrojmë mjedisin pasi përdorim më pak burime natyrore dhe ndotim më pak.

Nëpërmjet instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit ne nuk përdorim më energji që ndot mjedisin ose lëndë djegëse si benzina për ngrohjen e ujit të depozitave për pjesën më të madhe të vitit dhe kështu ne jo vetëm kursejmë para por edhe reduktojmë rrezatimet e dëmshme.

Nëse po mendoni të rinovoni shtëpinë tuaj, ka shumë mundësi për të qenë eficient në energji.

Zëvendësimi i të gjitha llambave tuaja me llamba eficiente në energji mund t'ju kursejë mijëra lekë nga jetëgjatësia e tyre.

Kjo vlen edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat kanë shumë mundësi tërheqëse investimi në parametra teknikë dhe pajisje të eficencës së energjisë duke i bërë kështu proceset, produktet dhe shërbimet e e tyre më eficientë.

Prandaj mos hezitoni, merrni iniciativën dhe përfitoni më shumë me më pak!

e.n/NOA

KOMENTE