English

Kapet në ujërat e liqenit të Shkodrës një peshk i rrallë, i rrezikshëm për njerëzit

Shkodër, 3 shtator NOA-Peshkatari, Tiho Pajovic, në Liqenin e Shkodrës peshkoi një piranë të Amazonës.

Ndërsa po e tërhiqte rrjetën e tij Pajovic pa një peshk të pazakontë dhe e njoftoi Drejtorinë e Parkut Nacional Liqeni i Shkodrës.

Ndërkohë, iktiologu, Danilo Mrdak, konstatoi se bëhej fjalë për një piranë nga Amazona.

Nuk u precizua nëse ky lloj i piranës i sulmon njerëzit, megjithëse nuk përjashtohet rreziku për notues, sepse dihet që piranat sulmojnë në tufa, të cilat mund të kenë deri në 200,000 copë.

m.i/NOA

Â

KOMENTE