Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeparlamentarja Topalli takon zyrtaren e lartë gjermane për shëndetësinë
English

Kryeparlamentarja Topalli takon zyrtaren e lartë gjermane për shëndetësinë

Tiranë, 3 shtator NOA-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot një takim Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Gjermanisë, Marion Caspers-Merk.

 Zonja Caspers-Merk shprehu kënaqësinë se Shqipëria po ecën tashmë në rrugë të mbarë në proceset e saj të zhvillimit dhe integrimit.

 Për Kryetaren e Kuvendit mbështetja qe Qeveria, parlamenti dhe populli i Gjermanisë i kanë dhënë Shqipërisë, mbetet shumë e rëndësishme, jo vetëm në zhvillimin ekonomik por mbi të gjitha në proceset e integrimit në NATO dhe në rrugën drejt BE-së.

 Në vijim të këtij vlerësimi, Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë edhe në procesin e liberalizimit të vizave, duke e cilësuar këtë si një nga çështjen më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi zonjën Caspers-Merk për mbështetjen konkrete të Gjermanisë në këtë fushë, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim midis 2 vendeve, të nënshkruar një ditë më parë.

Zonja Caspers-Merk shprehu kënaqësinë për këtë bisedë dhe siguroi se bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë do të intensifikohet dhe do të konkretizohet me shumë nisma e projekte të tjera të përbashkëta.

m.i/NOA

Â

KOMENTE