Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makina humb kontrollin, përplaset në trotuar duke dëmtuar shtyllën e ca pemë
English

Makina humb kontrollin, përplaset në trotuar duke dëmtuar shtyllën e ca pemë

Durrës, 3 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë nisur një procedim penal ndaj 23-vjeçarit Blert Mema, lindur në Kukës dhe banues në Durrës pasi duke drejtuar automjetin me targa BC 667 VA, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trotuarin e rrugës duke dëmtuar një shtyllë ndriçimi.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri Lutfi B., lindur dhe banues në Durrës, i cili pas mjekimeve të marra në spital është larguar për në banesë pa probleme shëndetësore.

Nga testi i alkoolit të bërë drejtuesit të automjetit, rezultoi se ai kishte përdorur pije alkoolike.

Materialet hetimore për veprën penale të "Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor" dhe "Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur", do t'i kalojnë prokurorisë.

për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE