Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përplasen dy automjete, aksidentohen rëndë drejtuesit
English

Përplasen dy automjete, aksidentohen rëndë drejtuesit

Durrës, 3 shtator, NOA - Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Durrës.

Ngjarja rrugore ndodhi dje në vendin e quajtur Këneta e Durrësit kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime nga policia thanë dy automjetet njëri tip-Benz 240 me targa TR-4236-P dhe tjetri tip-Golfi me targa AC-050-TE kanë qenë duke udhëtuar në kah të kundërt nga njëri-tjetri kur janë përplasur.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesit e mjeteve  Ali Cemenja 29-vjeç dhe Afrim Pasha, 38-vjeç, të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Durrësit nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat e kësaj përplasjeje.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se është bërë bllokimi i  automjeteve të cilët u përplasën me njëra-tjetrën.

Ndërsa pritet përmirësimi i shëndetit të dy drejtuesve të cilët do të merren në pyetje për të zbuluar dhe përgjegjësin e aksidentit.

f.sh/NOA

KOMENTE