English

Përplasje në aksin rrugor Milot-Lezhë, dy persona të plagosur

Lezhë, 3 Shtator, NOA - Në superstradën Milot-Lezhë, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Rrilës', ka ndodhur një aksident automobilistik, ku një çiklomotor me targa të huaja është përplasur me një automjet i tipit Benz me targë LE 2960 A, duke shkaktuar dy të plagosur.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, drejtuesi i çiklomotorit ka qenë 29-vjeçari Odise Gjyrgji, banues në Gradishtë të Lushnjës, ndërsa ai i Benzit ka qenë Llesh Lala, banues në Shënkoll të Lezhës.

Si pasojë e kësaj përplasje kanë marrë dëmtime të lehta Odise Gjyrgji dhe E. Rr, vjeç 16, të cilët pasi morën ndihmë mjekësore në Lezhë, janë larguar për në banesat e tyre jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së Lezhës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal në ngarkim të Llesh Lala.

n.e/NOA

KOMENTE