Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëzohet helikopteri, vdes një politikan Indian
English

Rrëzohet helikopteri, vdes një politikan Indian

Nju Delhi, 3 shtator NOA - Një politikan Indian i cilësuar si një person me ndikim të madh në kongresin e partisë është gjetur i vdekur të enjten pas zhdukjes së helikopterit në të cilin ai ndodhej, nga moti i keq në Indi.

Kërkimet për helikopterin filluan të mërkurën pas zhdukjes se tij pasi fluturonte nga Hyderabad në Chittor.

Bashkë me politikanin në bord ndodheshin edhe katër persona të tjerë të cilët kanë vdekur.

"Ne jemi në dhimbje të madhe" tha ministri i Brendshëm Indian kur njoftoi për vdekjen në Nju Delhi të politikanit.

"Jemi të shokuar nga kjo që ndodhi, kemi humbur një lider të madh dhe një ministër të shkëlqyer" shtoi më tej ai.

Sipas autoriteteve vendase shkaku i rënies nuk është zbuluar ende por helikopteri është gjetur i bërë copë në zonën ku ra.

Dr. Reddy, një fizikant, ishte zgjedhur si ministër në Andhra Pradesh.

Ai i hyri politikës në vitin 1978 dhe kurrë nuk i humbi zgjedhjet.

Andhra Pradesh ka një grup manifestuesish Maoist rebel dhe Dr. Reddy ishte përgatitur për të reduktuar nivelin e dhunës.

Ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse helikopteri është goditur.

f.sh/NOA

KOMENTE