Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbi, në 23 shtator nis gjyqi mbi Grupin e Gjilanit për 17 kosovarë të akuzuar
English

Serbi, në 23 shtator nis gjyqi mbi "Grupin e Gjilanit" për 17 kosovarë të akuzuar

Beograd, 3 shtator, NOA - Prokuroria për krime lufte, Gjyqi i Qarkut në Beograd, ka caktuar 23 Shtatorin ditën e fillimit të procesit gjyqësor ndaj shtatëmbëdhjetë të rinjve nga Lugina e Preshevës të akuzuar për krime lufte kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë në rrethinën e Gjilanit.

Qeveria e Serbisë këtë aktakuzë ndaj të lartpërmendurve të caktuar si "Grupi i Gjilanit" e ka ngritur më 25 qershor.

Nëntë nga shtatëmbëdhjetë të akuzuarit ndodhen në burgun qendror të Beogradit, Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazife Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu, të cilët edhe do të paraqitet drejtpërdrejt para Gjyqit të Qarkut në Beograd.

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (LKSH) në Luginë Preshevës, Orhan Rexhepi thotë se të lartpërmendurit janë plotësisht të pafajshëm.

"Tashmë dihet saktë se nuk ekziston as edhe një fakt argumentues për fajësinë e tyre eventuale përpos faktit se ata janë shqiptarë. Gjithçka flet se ky është një proces i montuar politik i cili do të duhet t'i shërbejë qeverisë serbe si "alibi" në shtjellimet eventuale të muajit nëntor. Jemi të bindur se faktori ndërkombëtar është duke e përcjellë me vëmendje këtë rast dhe se gjyqi serb nuk do të guxojë të lëvizë jashtë rregullave të përgjithshme aq sa dëshiron vetë", thekson Rexhepi.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE