English

Shtatorja e Bill Klintonit, vendoset këtë muaj në Prishtinë

Prishtinë, 3 shtator NOA-Gjithçka është gati për vendosjen e shtatores së ish-Presidentit Bill Clinton, e cila do të vendoset në Bulevardin "Bill Klinton" në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Shoqata "Miqtë e Amerikës" në Prishtinë, ka njoftuar se shtatorja do të vendoset në vendin ku momentalisht ndodhet panoja e ish-Presidentit Clinton.

Vendosja e saj pritet të bëhet këtë muaj.

Qeveria e Kosovës ka ndarë tridhjetë mijë euro për organizimin e këtij manifestimi. Shtatorja peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra.

Po ashtu bazamenti ku do të vendoset kjo shtatore është 3 metra.

Â

Â

KOMENTE