Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërcënohet Sarkozy, policia arreston 11 persona mes tyre biznesmenë
English

Kërcënohet Sarkozy, policia arreston 11 persona mes tyre biznesmenë

Paris, 4 shtator NOA-Policia franceze ka arrestuar 11 persona, ndërsa një tjetër e kanë marrë në pyetje për shkak të dërgimit të plumbave dhe letrave kërcënuese për vrasjen e presidentit të Francës, Nicolas Sarkozisë dhe politikanëve tjerë francezë.

Ndër tw arrestuarit janw pronarë të dyqaneve, ish-ushtarë dhe anëtarë të klubeve të qitjes, të cilët jetojnë në fshatrat në afërsi të qytetit Montpellier, në jug të Francës.

Seria e parë e plikove ngjyrë kafe, në të cilat ishin vendosur gëzhoja të plumbave dhe kërcënimi "Të gjithë jeni të vdekur", në mars i janë dërguar Sarkozisë, dy ministrave francezë, prefektit të qytetit Bordo dhe politikanëve tjerë të djathtë.

Që nga ajo kohë, letra me përmbajtje të ngjashme në mënyrë sporadike kanë arritur në zyrat e politikanëve, ndërsa letra e fundit dërguar presidentit francez është zbuluar nga shërbimi postar në Montpellier në muajin gusht.

Letra ishte e nënshkruar nga një grup i panjohur, i quajtur "Luftëtarët e qelizës 34".

Disa burime nga gjykata njoftuan se në mesin e të arrestuarve është edhe një aktivist lokal politik.

m.i/NOA

KOMENTE