Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri britanik mbron përfshirjen ushtarake në Afganistan
English

Kryeministri britanik mbron përfshirjen ushtarake në Afganistan

Londër, 4 shtator NOA-Kryeministri britanik, Gordon Brown, ka mbrojtur përfshirjen ushtarake të Britanisë në Afganistan duke thënë se al Kaida nuk duhet lejuar të organizojë dhe planifikojë sulme terroriste atje.

Në një fjalim të rëndësishëm në Londër, ai tha se ushtria dhe policia afgane nuk ishin gati të ofronin siguri.

Kur ata ta bënin këtë gjë, forcat britanike do të ktheheshin në vend.

Ai bëri të ditura plane për të punuar më shumë me forcat afgane për të përshpejtuar trajnimin:

"Sa më shumë afganët mund të marrin përgjegjësi në afat të shkurtër, aq më pak forcat tona të koalicionit do të duhen në afat të gjatë.

Dhe kjo natyrisht duhet të shoqërohet me objektiva të besueshme, të realizueshme dhe specifike në Pakistan, veçanërisht në veprime kundër rrjeteve terroriste të bazuara në vendin e tyre", u shpreh Brown.

KOMENTE