Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuçovë, sherr banal mes adoleshentëve, plagoset me thikë njëri prej tyre
English

Kuçovë, sherr banal mes adoleshentëve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Kuçovë, 4 shtator NOA - Një sherr banal mes dy adoleshentëve për pak i ka kushtuar jetën njërit prej tyre kur është qëlluar me thikë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Kuçovës kur Elidon Dauti është qëlluar me thikë nga një adoleshent.

Burime nga policia e këtij qyteti thanë mes Dautit dhe 17-vjeçarit me iniciale E,I, ka nisur një sherr për motive banale, ku pas fjalëve fyese të ndërsjella adoleshenti E.I ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur kundërshtarin e tij duke e lënë të plagosur.

Policia e lajmësuar për plagosjen mbërriti menjëherë për të zbuluar motivet dhe autorin e ngjarjes.

Brenda pak minutash oficerët e policisë mundën të identifikonin dhe të ndalonin autorin e dyshuar E.I i cili do të merret në pyetje.

Ndërkohë që Dauti u transportua në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

k.k/NOA

KOMENTE