English

Napoli, varroset në fshehtësi viktima e parë nga gripi i derrit

Napoli, 5 shtator NOA-Është varrosur sot në Napoli të Italisë, viktima e parë prej gripit të derrit.

Funerali i 51 vjeçarit i cili vdiq prej infeksionit nga virusi i AH1N1 u zhvillua i fshehtë dhe asnjë prej të pranishmëve s'ju afrua arkivolit të viktimës.

Të vetmit që iu afruan arkivolit të don Xhuzepes 51 vjeç ishin katër besnikët e viktimës.

Megjithëse ata u morën me transportimin e viktimës deri në varreza, kishte ende njerëz që ishin të trembur prej ngjarjes.

Vetëm pasditen e djeshme në zonën e Napolit është rikthyer qetësia.

m.i/NOA

KOMENTE