Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis mbledhja e grupit parlamentar të PS, pritet vendimi për bojkotin
English

Nis mbledhja e grupit parlamentar të PS, pritet vendimi për bojkotin

Tiranë, 5 shtator, NOA - Sapo ka filluar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila do të finalizojë në vazhdimësinë e saj vendimin përfundimtar nëse deputetët socialistë do të futen në Kuvendin e ri që nis punimet të hënën e ardhshme.

Sipas burimeve pranë socialistëve për agjencinë e Lajmeve NOA, takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe se kryetari Rama tashmë e ka marrë fjalën e tij të hapjes dhe është duke u sqaruar të gjithë deputetëve të pranishëm në sallë se përse është e nevojshme masa e bojkotit të tyre ndaj parlamentit të ri, nëse nuk plotësohen më parë disa kushte.

Pritet në fakt një miratim i kësaj kërkese të kryetarit Rama, pasi ai gëzon mbështetje ndër radhët e deputetëve të rinj socialistë, të cilët i ka renditur në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit.

Ndërkaq, Kryesia e Partisë Socialiste doli dje me vendimin për bojkotin e Kuvendit të ri, dhe pritet që ai të legjitimohet sot në mënyrë përfundimtare gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të kësaj partie.

n.e/NOA

Â

KOMENTE