Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ankthi Protokollar
English

Ankthi Protokollar

Nëse mund t'i besohet një dëshmitari të këtij takimi, sipas të cilit, Pieter Feith u është drejtuar Sejdiut dhe Thaçit me - "Take it, or leave it", atëherë vihen në dyshim deklaratat e EULEX-it për ndihmë në sundimin e ligjit dhe funksionimin institucional të Kosovës, sepse në këtë mënyrë ky mision i përjashton normat demokratike të cilat i proklamon dhe e thyen premtimin për ruajtjen e neutralitetit politik karshi Serbisë dhe Kosovës

Nga Baton Haxhiu

Një takim i natës së enjte ndërmjet Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçit, Pieter Feith dhe Christopher Dell, ka synuar t'i sqarojë dilemat politike dhe teknike të të shumëpërfolurit Protokoll. Mirëpo, edhe pas takimit, situata ka mbetur e mjegullt.

Askush nuk mund të thotë se ku do të jetë fundi i ankthit të Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaçi. Protokolli po bëhet pjesë e debatit të përditshëm ndërmjet Brukselit dhe Prishtinës, duke anashkaluar zyrën e EULEX-it në Prishtinë, e cila nuk ishte në gjendje ta ndërtojë një dokument që do ta linte të kënaqur Prishtinën dhe Beogradin, pa e përzier direkt Uashingtonin dhe ndikimin e tij në Institucionet e Kosovës.

Madje, Kryeministri Thaçi mori rrugë për Vjenë, për t'i sqaruar detajet juridike të këtij dokumenti me njërin nga hartuesit e tij. Prandaj, askush nuk di asgjë. Vetëm Grupi i Kontaktit ka fuqi të vlerësojë si të veprohet në një situatë kur duhet të vendoset kundër principeve të dokumentit të Ahtisaarit, ose kundër qëndrimeve të Institucioneve të Kosovës. Kuptohet, nëse mund të aktivizohet shkrirja e procesit me një garanci amerikane. Si gjithmonë.

Por, cila do të jetë vlera politike dhe juridike nëse aprovohet ky dokument? Christopher Dell me siguri nuk mund të ofrojë shumë fakte për t'i bindur kosovarët që ta nënshkruajnë Protokollin, përveç presionit të kombinuar amerikano-evropian, gjithmonë në emër të miqësisë amerikane.

I keq është edhe fakti se dy liderët kryesorë të Kosovës janë mbështetur për muri dhe janë vënë në situatë ku është shumë e qartë mospërfillja europiane që i bëhet atyre, qoftë për procesin politik, qoftë për mbulimin e fakteve juridike dhe politike për Protokollin. Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi duket se do të mbesin pa opsione . Do të jenë të detyruar të heshtin. Nëse mund t'i besohet një dëshmitari të këtij takimi, sipas të cilit, Pieter Feith u është drejtuar Sejdiut dhe Thaçit me - "Take it, or leave it", atëherë vihen në dyshim deklaratat e EULEX'it për ndihmë në sundimin e ligjit dhe funksionimin institucional të Kosovës, sepse në këtë mënyrë ky mision i përjashton normat demokratike të cilat i proklamon, dhe e thyen premtimin për ruajtjen e neutralitetit politik karshi Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë dy javëve të kaluara, liderët e Kosovës i kanë bishtnuar çështjes. Thjesht, atyre nuk u ka konvenuar që t'i shpalosin informatat që i kishin. Nuk dëshiruan të flasin për një çështje kaq delikate, sidomos jo në media. Nuk ditën si të reagojnë ndaj një procesi të ndërlikuar politik. Nuk e komentuan pozitën e tyre reale dhe synuan të shfaqeshin të matur në diskurset respektive politike, duke treguar qetësi dhe maturi. Mirëpo, situata nuk duket të jetë aq e qartë dhe pa strese, edhe pse aktorët kosovarë nuk mund të deklarohen rreth presionit Faith - Dell. Me gjithë heshtjen e përgjithshme të institucioneve (ndonëse, realisht, është vështirë të thuhet diçka nëse ende s'ka lëvizje konkrete zyrtare), një botë tjetër është ndërtuar karshi kësaj bote të heshtjes zyrtare. Është ndërtuar bota e thashethemeve për skenarët e mundshëm. Për datat. Për mënyrat e rrjedhjes së ngjarjeve që mund t'i përjetojë Kosova gjatë këtyre muajve, nëse nënshkruhet Protokolli.

Në pritje të njohjeve të reja dhe vendimit të Gjykatës së Hagës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, Kosova duhet të jetë e qartë rreth asaj që nënshkruhet për të. Pozicioni i saj politik është shumë i thyeshëm, prandaj vështirë mund të ndërtohet stabiliteti dhe sovraniteti i shtetit pa përfunduar e ashtuquajtura - "Periudhë e Ankthit".

Momenti është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Cilado situatë e palakmueshme mund ta luhatë vendin nga qetësia relative në të cilën gjendet. Logjikisht, edhe çdo vendim i duhur mund të kontribuojë në sigurinë e zhvillimit pozitiv të proceseve politike. Sidoqoftë, aktualisht është duke u ndërtuar një situatë e heshtjes së ankthshme, e cila ka mundësi ta fusë Kosovën në një situatë me probleme të shumta dhe me skenarë të dhimbshëm.

Pa marrë parasysh që ndërkombëtarët thonë se po ndërtojnë exit strategjinë e tyre. Natyrisht, shpresat për ta mbyllur këtë kapitull pa viktima politike nuk do të shuhen, por kush nga pala kosovare do të ketë forcë morale të ballafaqohet me nënshkrim (të mundshëm) të Protokollit?

Në skenarin më të keq, duhet të kërkohet që Evropa t'ia imponojë Serbisë ndonjë kompromis ndaj Kosovës, p.sh., që ajo t'i njeh pasaportat dhe targat tona. Në rast të nënshkrimit, Serbia mund ta dërgojë Protokollin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Atëherë gjërat do të komplikoheshin edhe më shumë.Â

(*) "Excpress", Prishtinë

KOMENTE