Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje me armë në Kurbin, maskat terrorizojnë dy çifte
English

Grabitje me armë në Kurbin, maskat terrorizojnë dy çifte

Kurbin, 6 shtator NOA - Persona të maskuar dhe të armatosur janë shfaqur sërish kësaj here në veri të vendit duke terrorizuar dy çifte.

Ngjarja ndodhi mbrëmë kur dy çifte nga Fieri Leonard Bana, Esmeralda Bana, Florian Vrioni dhe Jonida Vrioni po ktheheshin nga Kosova por kanë qëndruar për pak minuta në Skuraj të Kurbinit kur janë përballur me dy grabitës.

Burime nga policia thanë se grabitësit u kanë drejtuar armën tip-automatik kallashnikov çifteve dhe i kanë urdhëruar ata nën kërcënimin e armës të shtriheshin në tokë dhe të mos e kthenin fytyrën nga ata.

Teksa katër fierakët qëndronin të shtrirë barkas në tokë, dy autorët u kanë vjedhur sendet personale si dhe makinën e tyre.

Mësohet se një prej fierakeve kishte fshehur në trup një celular me të cilin ka njoftuar policia.

Vonesa e policisë ka detyruar katër të dëmtuarit të ecin në këmbë deri në një pikë karburanti dhe më pas mbërritën në polici.

Ndërkohë që forcat e policisë të cilat mbërritën me vonesë në vendngjarje nisen hetimet dhe bënë të ditur se kanë identifikuar dy autorët por për arsye hetimi pasi ata janë shpallur në kërkim nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

k.k/NOA

KOMENTE