Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura, vajzat e djemtë që u futën në testin e dytë, jepet edhe një shans i fundit
English

Matura, vajzat e djemtë që u futën në testin e dytë, jepet edhe një shans i fundit

Prishtinë, 7 Shtator NOA - Të gjithë ata djem e vajza, maturantë që hynë në testin e dytë të Maturës Shtetërore, kanë edhe një shans të fundit për tu regjistruar në Universitetin e Prishtinës. Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj bëri të ditur se ai ka marrë një vendim për rritjen e numrit të studentëve që do të pranohen.

Për këtë është vendosur një afat i dytë regjistrimi studentësh, pasi në disa fakultete, do të dyfishohet numri i tyre.

Ndërkohë me 30 për qind pritet që të rritet numri i të rinjve që mund të regjistrohen në disa fakultete të tjera.

Ministri hoxha pohoi se në këtë mënyrë, rritet me tre mijë vetë më shumë, numri i djemve dhe vajzave që do të regjistrohen si studentë për vitin e ri akademik 2009-20010.

"Dyfishohet numri i vendeve për regjistrim në programin e studimit në gjuhë angleze në Fakultetin Filologjik të UP-së në krahasim me numrin e planifikuar në afatin e parë. Rritet numri i studentëve në UP për vitin akademik 2009 2010. Dyfishohet numri i vendeve për regjistrim në programet e studimit të Fakultetit të Edukimit", thuhet në vendimin e nënshkruar nga ministri Enver Hoxhaj i cili hyn në fuqi menjëherë. Në argumentimin e vendimit shkruan se rritja e numrit të studentëve që do të pranohen në afatin e dytë në UP, është bërë pas kërkesave të shtuara të maturantëve, njësive akademike dhe nevojës për përfshirje sa më të madhe të të rinjve në arsimin e lartë. Në afatin e parë janë pranuar studentë, prej të cilëve 8765 studentë të rregullt dhe 1615 studentë me korrespondencë. Në raundin e parë të regjistrimeve, u pranuan 10 380 studentë të rinj në Universitetin shtetëror të Prishtinës. Prej tyre, 8 765 djem e vajza do të jenë studentë me kohë të plotë kurse në sistemin e korrespondencës, janë regjistruar edhe 1 615 të tjerë.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit vjen pak ditë pas publikimit të rezultateve të testit të dytë të Maturës, ku më shumë se gjysma e maturantëve ngelën. Por, MASHT, pohoi se u ka gjetur zgjidhje edhe maturantëve që nuk kanë mundur ta kalojnë testin e maturës, duke u mundësuar atyre regjistrimin në shkolla të larta profesionale.Â

e.n/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Asnjë universitet privat në Kosovë, ministri i Arsimit: "Vendimi, për vënie rregulli"

Testimi i dytë, dështojnë më shumë se gjysma e maturantëve në Kosovë

Zhvillohet testi i Maturës Shtetërore, rezultatet dalin më 3 shtator për 13 mijë vajza dhe djem

Nis testi i Maturës Shtetërore 2009 në 97 qendra shkollore të Kosovës

KOMENTE