English

Pakistan, ekzekutohen në gjumë 3 oficerë policie

Islamabad, 6 shtator NOA-Tre oficerë policie janë gjetur të vrarë në perëndim të kryeqytetit Islamabad të Pakistanit.

Të vrarët ishin ekzekutuar me nga një plumb në kokë.

Zyrtarët thanë se oficerët me siguri ishin qëlluar për vdekje në gjumë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Qeveria e Pakistanit ka pohuar suksese të numërta ushtarake kundër talibanëve, por sulmet janë duke vazhduar në tërë vendin, kryesisht në pjesën veriperëndimore që kufizohet me Afganistanin.

KOMENTE