Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protokolli i EULEX me Serbinë, BE: Prishtina ishte në dijeni
English

Protokolli i EULEX me Serbinë, BE: Prishtina ishte në dijeni

Protokolli i EULEX-it me Serbinë ka ngjallur shumë debat

Zëvendësshefi i Departamentit suedez për Bashkimin Evropian, Lars Wahlund, shprehet në një intervistë për BBC se protokolli i bashkëpunimit ndërpolicor ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit zyrtar do të nënshkruhet së shpejti.

Ai tha se në Bruksel nuk ka vullnet për ndryshim të asnjë pjese të protokollit.

Sipas tij, ajo është marrëveshje teknike ndërmjet BE-së dhe Beogradit për bashkëpunimin përreth kufirit.

Zoti Wahlund shfaqi bindjen e tij se BE-ja do ta ndryshojë qëndrimin e Prishtinës zyrtare ndaj protokollit përmes bisedimeve dhe dialogut.

Çështjen e protokollit për policinë zëvendësshefi i departamentit suedez për BE-në e cilësoi të jetë në interes të Prishtinës zyrtare.

Ai nënvizoi se udhëheqësit politikë të Kosovës kanë qenë në dijeni të plotë për të gjitha bisedimet e misionit evropian për drejtësi dhe polici me Beogradin për protokollet.

Ndiqni të plotë intervistën:

Mendoni se për shkak të qëndrimit refuzues të Prishtinës bisedimet për marrëveshjet me Beogradin kanë arritur në një pikë të vdekur

Nuk mendoj ashtu.

Më lejoni që të them diçka para se t'i përgjigjem pyetjes suaj.

Duhet të fillojmë me incidentin dhe sulmet mbi EULEX-in.

Ne jemi të shqetësuar për këtë dhe presim nga qeveria e Kosovës që të gjejë përgjegjësit dhe t'i nxjerrë ata para drejtësisë.

Kjo është përgjegjësi e autoriteteve të Kosovës. Sa i përket protokollit të policisë ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, ne e shohim këtë si një marrëveshje teknike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Ne gjithashtu e dimë se qeveria e Kosovës ka premtuar që të mbështesë EULEX-in në punën e tij dhe, gjithashtu, mendojmë se protokollet teknike janë vërtetë në interes të Kosovës. Kjo ka të bëjë me bashkëpunimin përgjatë kufijve, të cilët Serbia nuk i njeh. Dhe këto protokolle, nëse qeveria e Kosovës i merr parasysh, janë në të mirë të Prishtinës.

Gjatë bisedimeve për protokollin e policisë qeveria në Prishtinë ka qenë plotësisht e informuar për të gjitha hapat dhe ne shpresojmë se qeveria në Prishtinë do t'i çojë gjërat përpara. Ne mendojmë se është e rëndësishme që protokolli të nënshkruhet dhe mendoj se BE-ja është e gatshme të ecë përpara në këtë çështje.

Gjithashtu nuk mund të jetë në interes të qeverisë në Prishtinë që të jetë në kundërshtim ose në konflikt me BE-në rreth kësaj çështjeje.

Kur e përmendët incidentin në Prishtinë dhe Lëvizjen Vetëvendosja, zoti Wahlund, a nuk e besoni se incidenti ishte pasojë e protokolleve që për qytetarët nuk ishin shumë të kuptueshme?

Mund të jetë ashtu.

Por, ata që qëndrojnë prapa këtyre sulmeve, kanë protestuar edhe më parë dhe, me sa e kuptoj unë, duan që të gjithë ndërkombëtarët të largohen nga Kosova.

Nuk mendoj se kjo është në interes të Kosovës dhe, gjithashtu, nuk mendoj se ky mendim përkrahet nga qeveria e Kosovës.

Mendoj se Kosova si një shtet në fillimet e saj me këtë status, ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe ne jemi të pranishëm atje për të ofruar mbështetje.

Ju thatë se Prishtina zyrtare ishte në dijeni të plotë të bisedimeve për protokollet me Beogradin. Por zyrtarët në Prishtinë thonë se nuk janë në dijeni të ndonjë bisede politike me Serbinë dhe se nuk janë në dijeni të plotë për këto protokolle që pritet të nënshkruhen?

Këtë pyetje duhet t'ia adresoni qeverisë në Prishtinë. Unë vetëm mund të them se ne si Bashkim Evropian, përfaqësuesit tanë ndërkombëtarë në Prishtinë, e kanë njoftuar qeverinë e Kosovës.

E kanë informuar plotësisht?

Plotësisht.

Për çdo gjë që është bërë me Beogradin?

Po.

Prishtina zyrtare këmbëngul se të gjitha debatet për protokollet janë të mbyllura. Si mendoni ta ndryshoni këtë qëndrim të saj?

Natyrisht që do ta ndryshojmë përmes bisedimeve me ta, përmes dialogut. Sërish nuk e mendoj se është në interes të Prishtinës që të mos i zgjidhë këto opinione të ndryshme.

A do të thotë kjo se do të ndryshoni protokollet, do të ndryshoni ndoshta emërtimin e tyre, ose thjesht diçka që ta bindni Prishtinën që të ecë më tutje?

Nuk mendoj se ndryshimi i protokollit është rruga e drejtë sepse ai është marrëveshje teknike ndërmjet BE-së dhe Beogradit për bashkëpunimin përreth kufirit. Rruga përpara është të sqarojmë, të bisedojmë dhe të bindim qeverinë në Prishtinë.

Pra, ju po thoni se nuk ka ndryshime por do t'i bindni autoritetet në Prishtinë se kjo është e drejtë?

Ne jemi kryesues të Bashkimit Evropian dhe flasim në emër të tij. Ju e dini që BE-ja ka 27 vende anëtare. Mënyra se si unë e lexoj disponimin e BE-së, është se nuk ka absolutisht vullnet për të ndryshuar protokollin.

Por nëse Prishtina nuk e ndryshon qëndrimin e saj, a do të bëni ndonjë presion mbi të që ta mundësojë nënshkrimin e protokollit?

Presioni që mund të bëjmë është të bisedojmë me ta. Nuk dua të spekuloj shumë. Kur zyrtarët në Prishtinë të ulen e ta shohin këtë çështje, nuk mendoj se është në interes të tyre që të jenë në konflikt me BE-në rreth kësaj çështjeje.

Pra, ju thoni se BE-ja është përkushtuar fuqishëm që t'i nënshkruajë këto protokolle?

Po, ashtu mendoj. Unë kështu e kuptoj këtë çështje.

Kur mendoni se do të nënshkruhet protokolli?

Nuk mund të them me saktësi se kur por, ashtu si e kam kuptuar unë, kjo do të bëhet në një të ardhme jo fort të largët.

Nëse Prishtina nuk e ndryshon qëndrimin e saj, nëse ju vazhdoni të thoni se BE-ja është e përkushtuar për të nënshkruar protokollet me Beogradin, a nuk po rrezikojmë kështu që të përshkallëzohet situata e sigurisë në Kosovë?

Bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht Bashkimi Evropian është në Kosovë për të ndihmuar dhe Kosova ka aspirata evropiane . Protokollet janë në interes të Kosovës dhe mendoj se do të kemi mundësi që ta zgjidhim këtë çështje.

KOMENTE