English

Tragjedia e Ohrit, kreu i BDI, Ali Ahmeti mesazh ngushëllimi kryeministrit bullgar

Shkup, 6 shtator, NOA-Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, me rastin e tragjedisë së liqenit të Ohrit ku humbën jetën një numër i madh turistësh.

"Ngjarja tragjike e së shtunës në Liqenin e Ohrit, ku humbën jetën 15 qytetarë bullgarë, ka pikëlluar gjithë popullin shqiptar në Maqedoni dhe mua personalisht.

Ne ndajmë dhimbjen e madhe bashkë me Ju në këto çaste shumë të rënda për popullin Tuaj dhe familjet e viktimave.

Në emrin tim dhe të partisë sime, Bashkimit Demokratik për Integrim, si dhe në emër të shqiptarëve të Maqedonisë, dua t'ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe familjeve të viktimave dhe t'ju përcjell se ne ju gjendemi pranë në këtë tragjedi të rëndë", thuhet në telegram ngushëllimin e kreut të BDI-së.

KOMENTE