Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia në Ohër, ekspertët: Shkak i fundosjes, një defekt teknik
English

Tragjedia në Ohër, ekspertët: Shkak i fundosjes, një defekt teknik

Shkup, 6 shtator NOA-Ekspertë maqedonas gjykojnë se jo njeriu por një defekt teknik mund të ketë qenë shkaku i fundosjes së anijes që po lundronte dje në mesditë në ujërat e Ohrit e si pasojë e saj gjetën vdekjen më shume se 20 pasagjerë, shumica turistë bullgarë.

Ish kapiteni i Kapitenerisë në Ohër, Zllatko Kleçkarovski, (ish oficer marine, një nga komandantët e luftanijeve të ish forcave detare të APJ-së), vlerëson se ekzistojnë një sërë rrethanash që kanë sjellë fundosjen aq të shpejtë të anijes.

"Një nga mundësitë për këtë tragjedi mund të jetë këputja e kabllos që lidhë timonin me llozin (shulin) e anijes, që shkakton pamundësi për të drejtuar anijen, çorientim të drejtimin, anim në njërën nga anët e anijes dhe vetvetiu krijon edhe panik.

Me të lakuar në njërën anë, udhëtarët që gjenden në anije, nga rëndesa e madhe dhe në panik "rëndojnë" anën e rrezikuar, qoftë edhe të gjithë udhëtarët të dinë not, vjen deri tek depërtimi i ujit në bord dhe mbytja e menjëhershme"-pohon Zllatko Kleçkaroski.

Këtë mundësi e kanë pohuar edhe ekspertët e ekipit të specialistëve nga Kroacia, që do të jenë pjesë e ekipit për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë së anijes "Ilinden".

Sa i përket vetë anijes, moshës, sigurisë së udhëtarëve, moshës së re të kapitenit 23 vjeçar Sotir Fileski etj, Zlatko Kleçkaroski u shpreh:

"Anija ka qënë vërtetë e moshës së shkuar, por sa i përket dokumentacionit ka qënë krejtësisht në rregull.

Nga ana tjetër, kapiteni, edhe pse me moshë të re, ka qenë i përkushtuar jetës në dhe me anije.

Ai kishte një eksperiencë mbi dhjetë vjeçare të lundrimit".

Zllatko Kleçkarovski përjashton çdo mundësi të gabimit të faktorit njeri në rastin konkret që ka të bëjë me manovrimin dhe drejtimin e anijes, pos mbingarkesës që eventualisht ka mundur të ndikojë në luhatjen dhe animin ekstrem, që ka sjellë deri te depërtimi i vrrullshëm i ujit në bordin e anijes dhe mbytjen e menjëhershme të udhëtarëve që kanë qënë në bord.

Kapitenit të anijes "Ilinden", Sotir Fileski, bashkë me ndihmësin e tij Vllatko Justinijanoski, pasi janë marrë në pyetje nga gjykatësi hetues në Gjykatën Themelore në Ohër, i është shqiptuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndërsa ndihmësi i tij është liruar nga paraburgimi.

Â

KOMENTE