English

Akreditimi per festivalin Prifilmfest

PriFilmFest fton gazetaret që ndodhen brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe gazetaret nga Shqipëria, të interesuar për pjesëmarrje në PriFilmFest të kyçen në ëebfaqen e festivalit www.prifilmfest.org dhe të aplikojnë për akreditim.

Mundësia për të aplikuar për akreditim është e hapur deri me datën 15 shtator 2009. Akreditimi për media është i nevojshëm sepse ju mundëson marrjen e biletave gratis për filmat si dhe mundësinë e hyrjes në hapsira të ndryshme të festivalit.

Për gazetarët që vijnë nga vende tjera dhe kanë nevojë për akomodim, organizatorët e festivalit mund t'ju asistojnë lidhur me rezervimet e hotelit. Nëse keni nevojë për këtë shërbim ju lutem na kontaktoni me email në info@prifilmfest.org duke shënuar në subjekt "Kerkese per rezervim hoteli" dhe ne email informatat lidhur me qendrimin ne Prishtine gjate festivalit.Â

*Akreditimi nuk vlen për mbrëmjen solemne të hapjes dhe mbylljes së festivalit ku hyrja është e mundësuar vetëm përmes ftesave personale.

KOMENTE