Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrave, Godo: Jam e qetë pasi siguruam vaksinë me bollëk
English

Gripi i derrave, Godo: Jam e qetë pasi siguruam vaksinë me bollëk

Tiranë, 8 shtator NOA - Premtimet e Gjermanisë dhe të drejtoreshës së Sëmundjeve Ngjitëse në Evropë, kanë shtuar optimizmin për të siguruar vaksinën kundër virusit A/H1N1, që deri pak ditë më parë për ministren e Shëndetësisë, Anila Godo sigurimi i kësaj vaksine ishte tepër i vështirë.

Mirëpo tani duket se për Shqipërinë nuk është një problem sigurimi i vaksinës kundër gripit të derrave gjë për të cilën Godo është shprehur optimiste.

Fakti që kompanitë farmaceutike në botë që ishin angazhuar me prodhimin e vaksinës u interesonin të tërhiqnin kërkesat e vendeve të mëdha, kishin bërë të vështirë sigurimin e vaksinës për Shqipërinë por sot ministrja e Shëndetësisë Anila Godo deklaroi se Shqipëria mund të sigurojë vaksinën edhe për të gjithë popullatën

nëse do të nevojitet. "Nëse do të vlerësojmë situatën që kemi do të flemë të qetë për masat që disponojmë. Gjermania mund të angazhohet për të na futur në listën e saj, duke na siguruar një sasi prej 600 mijë vaksinash. Kam premtim edhe nga drejtoresha e Sëmundjeve Ngjitëse në Evropë për të na siguruar 300 mijë vaksina", deklaroi sot  Godo. k.k/NOA

KOMENTE