Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrit, ministrja Godo: Tani në vjeshtë virusi do bëhet agresiv
English

Gripi i derrit, ministrja Godo: Tani në vjeshtë virusi do bëhet agresiv

Durrës, 8 shtator, NOA - Tani që mbërriti zyrtarisht sezoni i vjeshtës, popullata duhet të bëhet e ndërgjegjshme se virusi AH1N1 ka për ta shtuar ekspansionin e tij dhe për pasojë do të ketë një nivel të konsiderueshëm të prekjes së popullatës me gripin e derrit.

Një fakt të tillë e ka vënë në dukje vetë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një seminari të mbajtur sot në qytetin e Durrësit, posaçërisht për problematikën e sëmundjes së gripit të derrit.

Sipas saj, gjithsesi, nuk ka vend për alarm pasi sektori i shëndetësisë në vend është angazhuar që ta përballojë me sukses situatën, i ndihmuar edhe nga ata rajonalë, që të gjithë të angazhuar nën përpjekjet e përbashkëta të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta luftuar virusin që po shkakton mijëra vdekje në mbarë botën.

"I zotërojmë të gjitha kapacitetet për të përballuar fluksin e lartë të prekjes së mundshme të popullatës me virusin AH1N2" , u shpreh ministrja Godo lidhur me një fakt të tillë.

Por gjithsesi, ajo shtoi se problem mbetet ende ai i shpërndarjes së vaksinës, kuptohet, edhe ai i i sigurimit të saj mbi të gjitha, ku për këtë të fundit tha se është zgjidhur.

n.e/NOA

KOMENTE