Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-punonjësi i Remzi Hoxhës, dëshmon në gjykatë për ditën e zhdukjes së biznesmenit
English

Ish-punonjësi i Remzi Hoxhës, dëshmon në gjykatë për ditën e zhdukjes së biznesmenit

Tiranë, 8 shtator NOA - Një tjetër dëshmitar ka dëshmuar sot në seancën e radhës që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.

Astrit Sula, ish-ekonomisti i firmës së duraluminit të Remzi Hoxhës, deklaroi sot para trupit gjykues të dhënat e një personi që kishte parë ti afrohej Hoxhës ditën që biznesmeni është marrë nga mjediset e firmës në Tiranë në vitin 1995. Dëshmitari tha se personi, kishte bërë një kontroll në makinën e Hoxhës, pas largimit të tij nga firma, por pasi tregoi për gjykatën disa të dhëna fizike të këtij personi tha se nuk e njihte atë.

Pasi dëshmoi mbi karakteristikat e këtij personi që ai ka parë ditën e zhdukjes së Remzi Hoxhës, Sula ka lënë gjykatën.

k.k/NOA

KOMENTE