Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klubi Mërgata shqiptare nga Gjermania, ndihmon 10 familje të varfra në Kosovë
English

Klubi "Mërgata shqiptare" nga Gjermania, ndihmon 10 familje të varfra në Kosovë

Shpresa Përvetica

Prishtinë, 8 Shtator NOA - Kushtet e rënda ekonomike në të cilat jetojnë shumë familje kosovare, ka shtyrë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, më saktësisht në Bajern Dingolfing Landau, që të ndërmarrin për herë të dytë aksionin për organizimin e turnirëve të futbollit, me ç'rast mjetet e grumbulluara ua kanë ndarë dhjetë familjeve që jetojnë në varfëri të skajshme në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Besianës.

Bashkatdhetarët premtojnë se aksione të ngjashme do të organizojnë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se nevoja për ndihma të tilla është e madhe. Në Kosovë sipas statistikave të Bankës Botërore, 45 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri, 15 për qind në varfëri të skajshme, ndërkaq 18 për qind të qytetarëve të tjerë janë të rrezikuar nga varfëria. Qeveritë e deritanishme të Kosovës nuk kanë qenë në gjendje që të bëjnë diç për ta zbutur këtë gjendje të rënduar, përderisa ndihmat e dedikuara për raste sociale prej 65 eurosh nuk mjaftojnë as për barna e lëre më për gjëra të tjera elementare. Një gjendje e tillë e familjeve, e sidomos e atyre që kanë dhënë kontributin e çmuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishte shtyrë vitin e kaluar bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Bajern Dingolfing Landau të Gjermanisë të ndihmojnë familje skamnore nga komuna e Deçanit, Pejës dhe rajoni i Drenicës. Mirëpo, ata nuk janë ndalur vetëm me kaq, duke organizuar edhe sivjet një aksion të ngjashëm, ku kanë grumbulluar të holla nga organizimi i turneve në futboll të vogël, me të cilat kanë ndihmuar dhjetë familje në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Besianës. Dy familje janë ndihmuar me nga 300 euro dhe tetë familje të tjera me nga 250 euro. Njëri nga organizatorët e klubit "Mërgata Shqiptare", Xhevat Bekaj nga Klina, i cili jeton dhe punon në Gjermani, duke përkujtuar se ky është viti i dytë që ndahen mjete financiare nga organizime të tilla për familjet me nevojë, thekson se synim i këtij aksioni në radhë të parë është që t'iu vihet në ndihmë atyre familjeve që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës. Bekaj sqaroi se ky donacion vjen nga bashkatdhetarët nga Gjermania: "Ky donacion vjen nga disa bashkatdhetarë, që jam edhe unë prezent me ta, nga Gjermania më saktësisht nga Bajerni -Dingolfing -Landau. Kemi vendos që të bëjmë kësi organizimi, futboll të vogël, turnir humanitar, ku shfrytëzoj rastin që të përshëndes të gjithë pjesëmarrësit dhe t'i falënderoj, posaçërisht organizatorët, pa të cilët nuk kishte pas mundësi të organizohet kësi lloj turniri", - tha Bekaj për Kosovapress. Për më tepër, Beka premton se edhe vitin e ardhshëm do të organizohen dy turne të futbollit, njëri në dimër dhe tjetri në verë, ku mjetet që do të grumbullohen me këtë rast do t'iu dedikohen familjeve skamnore, ndërsa familjet që do të përzgjidhen do të jenë nga komuna e Lipjanit, Ferizajt dhe të tjera të cilat jetojnë në varfëri të skajshme. Njëri nga përfituesit e kësaj ndihme është edhe ish-ushtari i UÇK-së dhe invalid i luftës, Jahir Igrishta nga Stanovci i Poshtëm i Vushtrrisë, familja e të cilit jeton në kushte shumë të vështira.

Igrishta shprehet shumë mirënjohës për ndihmën e bashkatdhetarëve nga Gjermania: "Ndihma kemi marr vetëm ndihmat sociale të komunës, më herët nuk kemi pas këtë mënyrë një ndihmë me përjashtim, ndoshta ndonjë i afërm, përndryshe çfarë kushtesh po duket s'kam çka flas më tepër. Mundësitë për punë janë minimale se me shëndet nuk jam mirë as vetë, as shoqja. E çmoj lart këtë kontribut të këtyre njerëzve të mirë dhe iu uroj suksese për veten e tyre, dhe normal që kur them për veten e tyre, dhe ju bien mend për neve sikurse në këtë rast, i falënderoj", ka thënë ai.

Ndihma e bashkatdhetarëve tanë nga Gjermania ka sjellë gëzimin edhe në familjen Perquku nga Cecelia e Vushtrrisë, kryefamiljar i së cilës është Sevdie Perquku, e cila jeton me katër fëmijë, pasi që bashkëshorti i ka ndërruar jetë.

Perquku pohoi se nuk ka ndihmë prej askujt: "Burri më ka vdekur që 9 muaj. Jetoj me katër fëmijë. Jetoj vetëm me një ndihmë sociale, ndihmë nuk kam prej askujt. E falënderoj shumë këtë ndihmë, pak a shumë e zbut varfërinë, katër fëmijë i kam në shkollë", ka thënë Perquku.

Ndërsa, pjesë e kësaj ndihme që kanë pasur fatin të gëzojnë ishin edhe disa familje që jetojnë në lagjen e Kuvajtit në Besianë.

Nyrie Syla, e cila jeton në një barakë në këtë lagje pasi që shtëpia i është djegur në luftë, çmon lart ndihmën e ofruar, duke thënë se të hollat do t'i shpenzojë për të mjekuar vajzën e saj, e cila është me aftësi të kufizuara.

Syla pohon se ndihmën do ta përdorë për terapitë e vajzës: "Burri më ka vdekur. Jetoj me pesë fëmijë, e kam çikën e sëmurë. Shtëpia më është djegur në luftë, jetoj në baraka. Ju falënderoj juve shumë dhe bashkatdhetarët nga Gjermania. Kjo ndihmë do të na ndihmojë mirë se e kam çikën me terapi", ka thënë Syla.

Gjithashtu klubi "Mërgata Shqiptare" nga Gjermania iu ka ofruar ndihmë edhe disa familjeve që jetojnë në kushte shumë të vështira në lagjen "Fusha e Pajtimit, në Prishtinë.

Muzaqete Salihu, e cila jeton në njërin nga kontejnerët në këtë lagje së bashku me tre fëmijët e saj, pasi që shtëpinë ia kanë djegur serbët në luftë, shprehet mirënjohëse për ndihmën, duke thënë se ajo do të zbusë sadopak varfërinë me të cilën përballet prej kohësh, ndërsa përkujton se për të siguruar një kafshatë bukë i është dashur të shesë edhe zinxhirin.

Salihu tregon se ajo ka shitur zinxhirin e florinjtë për miell: "Shumë faleminderit prej juve. Ndihmë s'kemi pak a shumë ashtu-kështu, ka ba vaki e kam hequr zinxhirin e kam shit për miell se s'kam pas, kushtet e dobëta, sëmurë, me një social. Ashtu si kam mundur një vit e gjysmë kemi jetuar", shprehet Salihu.

Njëra nga familjet që jetojnë në këtë lagje për tre vjet e gjysmë është edhe ajo e Lifa Ramadanit, e cila nuk kursen fjalë miradije për ndihmën modeste të bashkatdhetarëve tanë, të cilët i falënderon nga zemra.

Enver Retkoceri, i cili jeton në lagjen "Arbëria" në Prishtinë, ka thënë për Kosovapress se kushtet me të cilat ai ballafaqohet janë shumë të vështira, pasi merr vetëm një ndihmë sociale, e cila nuk i mjafton për të mbajtur pesë anëtarët e familjes.

Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, varfëria mbetet një ndër shqetësimet kryesore të kosovarëve. Si pasojë e shkallës së lartë të varfërisë, pasojat janë shumëdimensionale, duke filluar prej çështjeve personale, familjare, por edhe në nivel të shoqërisë.

KOMENTE