Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi i ri i Shqipërisë, Jozefina Topalli rizgjidhet kryetare e tij
English

Kuvendi i ri i Shqipërisë, Jozefina Topalli rizgjidhet kryetare e tij

Tiranë, 8 shtator NOA Foto UPDATE - Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në katër vitet e ardhshme do të jetë deputetja Jozefina Topalli.

Kuvendi i ri i Shqipërisë në seancën e dytë të tij ka votuar me votim të fshehtë për kandidaturën e vetme të propozuar nga PD, Jozefina Topallin.

Në votim morën pjesë 75 deputetë, dhe vetëm njëri prej tyre votoi kundër këtij propozimi.

Sipas procedurës, Â 15 deputetë të PD-së paraqitën sot me shkrim në sekretarinë e përkohshme të kuvendit, propozimin e tyre për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit.

Votimi u zhvillua i fshehtë.

Votimi u drejtua nga një komisioni votimi i përbërë nga 5 deputetë.

Më tej drejtuesi i seancës thirri kryetaren e zgjedhur me votë për t'u ulur në karrigen e tij.

Në fjalën e saj, zonja Topalli falënderoi gjithë deputetët që e votuan dhe u uroi atyre punë të mbarë në legjislaturën e re.

Topalli shprehu keqardhjen për mungesën e socialistëve në sallën e kuvendit për të justifikuar siç tha ajo votën e popullit.

"Jam e bindur se ne do të bashkëpunojmë me ta. Sepse ne në fund të fundit jemi qytetarë të këtij vendi. Unë i ftoj sërish deputetët e opozitës të vijnë në sallë për të bashkëpunuar me ne. Është një nder të jesh një ndër 140 deputetët e kuvendit të Shqipërisë", tha Topalli.

Seanca e radhës pritet të thirret kur kabineti i ri të dalë me dekretet përkatëse nga presidenti i Republikës, i cili do të ngarkojë kryeministrin në detyrë Sali Berisha për formimin e qeverisë së re.

Â

KOMENTE